TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 11:11

As Bajrami nuk firmos “veresie”; në 5 vite, Presidenti i Ri i kushton shqiptarëve 2.3 milionë Euro

Shkruar nga Pamfleti
As Bajrami nuk firmos “veresie”; në 5 vite, Presidenti i Ri i
Presidenti duke iu lëpirë Sulltanit

Sillet si manekin, por si mjeshtër pazaresh, qysh nga koha kur ishte drejtor i Spitalit të Traumës dhe Shef Shtabi i Ushtrisë kur përlau tokë e objekt ushtarak falas në Porto Palermo, Bajrami nuk i dekreton ligjet “veresie”

Në total qysh prej datës 25 korrik 2022 kur filloi detyrën e deri më 6 prill 2023, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 69 ligje që i ka dërguar qeveria, pa bërë asnjë vërejtje e ndryshim, madje i ka firmosur urgjent sikur të ishin ligje lufte.

Kemi parë që Bajrami sillet si “ushtar” para Bablokut, por duke ditur si bëhen pazaret qysh nga koha kur ishte drejtor i Spitalit të Traumës, dhe Shef Shtabi i Ushtrisë kur përlau tokën e objektin ushtarak falas në Porto Palermo, Bajrami nuk po i dekreton ligjet “veresie”.

As Bajrami nuk firmos “veresie”; në 5 vite, Presidenti i Ri i

Më 1 shkurt, Babloku i shtoi stafit të Bajramit 10 punonjës, ndërsa kur dekretoi ligjin “Alabbar” për kompleksin e kullave dhe hoteleve në Durrës, i shtoi 2 makina të reja luksoze dhe 490 milionë lekë për vitin 2023, megjithëse nuk ishte planifikuar në buxhet.

Një javë pasi i çoi propozimin e Vlora Hysenit për Drejtore të SHISH, Babloku i dhuroi Bajram Begajt 6 milionë lekë nga fondi i shtetit, për mjekimin e dorës së dëmtuar kur ishte bërë xurxull e rrëshqiti te qebatorja e tij në Marikaj.

Më 3 prill, Bajrami dekretoi Vlora Hysenin në postin Drejtore e SHISH, ndërsa në datën 5 prill, Babloku ia rriti pagën mujore si President, nga 2 milionë e 570 mijë lekë, në 4 milionë e 250 mijë lekë, ose 1 milionë e 680 milionë lekë më tepër në muaj.

Përveç këtyre, Bajramit i janë shtuar edhe 6 roje personale e familjare, 3 punonjëse pastrimi e gatimi në shtëpi, 4 punonjëse shërbimi në Presidencë; ndërsa nga 1 muaj pushime verore që i njeh ligji në vilat qeveritare, i janë akorduar edhe 2 muaj për pushime dimërore e pranverore.

Pra, Bajrami i firmos dekretet pa i lexuar fare, ndërsa Babloku i shton trajtimet, aq sa kostoja e shpenzimeve vetëm për të si President, që nga paga, siguria, makina, pushimet në vilat qeveritare dhe trajtimi personal në zyrë e shtëpi është 510 milionë lekë në vit.

Vetëm paga për 5 vite, është 255 milionë lekë, ndërsa vlera totale që harxhon shteti për të, është afro 2.3 milionë Euro, për punën si zografi i ligjeve.

Gjatë 9 muajve president, Bajrami ka kthyer në parlament vetëm ligjin e dekoratave, që t’i shpërndajë vetë./Pamfleti

 

bajram begaj edi rama dekrete veresie kosto

Lini një Përgjigje