Koncesioni i krijuar në vitn 2016, me ortakë grupin mafioz në Verona dhe Bashkinë e Tiranës, është me afat deri në vitit 2100, për të bërë vetëm ngarkim e transportim masiv mbetjesh, madje nuk paguan as në landfill sepse bosi italian është ortak me Klodian Zoton
Në Tiranë nuk bëhet ndarje mbetjesh sipas llojeve, megjithëse për kryerjen e këtij procesi është krijuar kompania koncesionare “ECO-Tirana Sh.A”, me 51% ortakëri Bashkia e Tiranës dhe 49% ortakëri kompania italiane “AGSM VERONA” me qendër në Verona.
Firma “AGSM VERONA” është biznes i grupit mafioz “Ndraghet’a”, gjë të cilën duhet ta hetojë SPAK, madje dhe kontratën koncesionare dhënë me afat 84 vite deri në vitin 2100, kur sipas ligjit lejohet deri në 30 vite me ligj parlamenti e jo me vendim bashkie.
Skandali që ka lidhje me taksat publike, është ky: kompania koncesionare “ECO-Tirana” nuk e bënë diferencimin mbetjeve, por vetëm i ngarkon në kamionët e saj dhe i çon grumbull te landfilli i Sharrës, njëlloj siç i bën firma “Fusha” që paguhet për pastrimin.
Kjo kompani, u krijua vetëm për të diferencuar mbetjet, duke realizuar një sistem kazanësh, koshash e konteinerësh për çdo lloj mbetjeje në 5 “zona të kuqe” në territorin e bashkisë, ndërsa për pastrimin paguhen 3 firma të tjera.
Sepse kështu e përcakton kontrata koncesionare, sipas të cilës, në fazën e parë 2016-2017 “ECO-Tirana” do kishte vepruar në qendër të Tiranës, në Laprakë dhe te zona e Unazës së Re, ndërsa në janar 2019 në çdo zonë të kryeqytetit.
Koncesionarët veronezë të grupit “Ndraghet’a”, që janë në kërkim e nuk janë arrestuar akoma, mund të thonë se qytetarët e Tiranës nuk i diferencojnë mbetjet dhe kjo është vërtetë.
Por prandaj u krijua kompania e tyre “ECO-Tirana” ne ortakëri me Bashkinë e Tiranës, që me punonjësit e saj të orientojë, monitorojë dhe bëjë ndarjen fizike të mbetjeve te kazani, koshi e konteineri, pastaj t’i çojë te landfilli i Sharrës.
Sepse për diferencimin e mbetjeve, kjo kompani paguhet 6 milionë Euro në vit me TVSH, kur realisht duhej të paguhej 2 milionë e 940 mijë Euro në muaj, mbasi ka vetëm 49% aksione, por Bashkia e Tiranës e paguan sikur është 100% pronare, madje nuk paguan asnjë lloj takse.
Në raportet e saj, thuhet se “ECO Tirana” i diferencon mbetjet në landfillin e Sharrës; kur për këtë proces atje, Bashkia e Tiranës paguan me 29 Euro/ton Klodian Zoton, me të cilin koncesionarët veronezë të “Ndraghet’a”, janë ortakë në një kompani tjetër pastrimi të krijuar në Shqipëri./Pamfleti
Lini një Përgjigje