
Escobar pritet që të shkundë Berishën 3 ditë para nisjes zyrtare të fushatës. Më 14 prill nis fushata dhe Escobar pritet të jetë në të njëjtën linjë me ambasadoren Yuri Kim, e cila kërkoi që të mos votohen “non gratat”...
Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Gabriel Escobar, do të zbarkojë nesër në Tiranë, ku pritet të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh. Prej shumë muajsh SHBA e kishte hequr vështrimin nga vendi ynë, por duket se situata është komplikuar dhe Uashingtoni ka vendosur të ndërhyjë.
Sali Berisha po krijon një frymë antiamerikane në vend, ndërkohë që po dalin fakte se Rusia ka depërtuar deri në politikën shqiptare. Për këto arsye, Escobar do të zhvillojë 3 ditë takime, ku pritet të flasë dhe për mediat dhe të japë mesazhe shumë të forta.
Sipas të dhënave deri më tani, ai do të takohet me presidentin Bajram Begaj, me kryeministrin Edi Rama dhe me deputetë të opozitës që janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi.
Escobar pritet që të shkundë Berishën 3 ditë para nisjes zyrtare të fushatës. Më 14 prill nis fushata dhe Escobar pritet të jetë në të njëjtën linjë me ambasadoren Yuri Kim, e cila kërkoi që të mos votohen “non gratat”. Po ashtu, Berisha po sulmon shumë fort ambasadoren dhe Escobar pritet të flasë në këtë aspekt, duke i treguar vendin kreut të “Foltores”. Zyrtari i DASH i fundit ka qenë i prerë ndaj Berishës, pasi ka kërkuar disa herë që ai të hetohet dhe me shumë mundësi do e përsërisë të njëjtën frazë.
Deri më tani nuk flitet për takime me përfaqësues të Partisë së Lirisë apo Ilir Metën. Ky i fundit dhe Monika Kryemadhi po dalin të lidhur me rusët dhe kjo është një çështje tjetër për të cilën Escobar ka ardhur në Tiranë. Nga ana tjetër, Meta është rreshtuar krah Berishës dhe nëse Escobar do e injorojë gjatë kësaj vizite, atëherë është e qartë se Likja me shumë mundësi do ketë fatin e Saliut. Po ashtu priten mesazhe dhe për drejtësinë. SHBA kërkon arrestime të bujshme dhe Escobar pritet të japë mbështetjen tij që kjo të ndodhë. Pra vizita e tij duket se do e shkundë politikën. /Pamfleti
Lini një Përgjigje