
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se denoncimet për çështjen e inceneratorëve erdhën si pasojë e prishjes së pazareve mes palëve.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Manjani tha se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë patur dijeni të plotë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Ai shtoi se për 4 vite sa dy partitë ishin bashkë në koalicion kjo çështjen nuk u përmend nga LSI.
Sipas tij prishja e paktit mes dy partive e ktheu atë në një çështje, ai shtoi gjithashtu se në këtë denoncim ka ndikuar dhe prishja e marrëdhënieve LSI-Lefter Koka.
“Kjo është absolutisht politikë fillon e mbaron te politika, një qeveri që vjen në pushtet dhe prek buxhetin ka detyrë të informojë publikun. Pse u arrit në këtë konkluzion, ka pasur një përpjekje për këtë emergjencën mjedisore, që është një fjalë shumë e madhe që duhet të trajtohet vetëm në disa institucione.
PS dhe LSI kanë patur dijeni të plotë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Rama dhe Meta si drejtues institucioni duhet ti shpjegonin në kohë popullit shqiptar që do të ndërtohej diçka tjetër më e mirë. Çështja mbi inceneratorët doli pasi kishte filluar ndërtimi i tyre. Pse inceneratorët u bënë kaq interesant për publikun. Së pari prishja e paktit PS-LSI është shkaku numër 1. Nuk iu dha zë gjatë 4 viteve që ata ishin bashkë. E dyta është prishja e paktit LSI-Lefter Koka. Dhe e treta e është krisja tregtare. Krejt pa pritur aleatët u bënë armiq. Po ashtu, është edhe sjellja e drejtësisë për këtë çështje., e cilë është thjesht si urgjenca që trajton një simptomë të radhës por nuk e shëron sëmundjen totalisht merret me një denoncim dhe hajde arrestojmë disa njerëz”, u shpreh Manjani.
Lini një Përgjigje