TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 22:23

“Je kandidat i Ramës”, Bejko i përgjigjet Berishës: Bolshevik, ke shkelur dinjitetin e njerëzve

Shkruar nga Pamfleti

“Je kandidat i Ramës”, Bejko i përgjigjet Berishës:

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka quajtur bolshevizëm retorikën e përdorur nga ish kryeministrit Berisha, se çdo kandidat tjetër për kryeqytetin veç Belind Këlliçit është kandidat i Ramës.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bejko tha se Berisha dhe Basha janë arsyeja se përse PD-ja ndodhet në këtë situatë. Sipas tij prej vitesh të dy ata kanë vendosur si kandidatë dhe në poste të rëndësishme njerëz pran tyre dhe jo ata që e kanë merituar, duke sjellë kështu degradimin e partisë.

Kur doktor Sali Berisha e thotë edhe për Roland Bejkon që është kandidat i Ramës, përfundimisht jam i bindur që kam qenë në rrugën e drejtë një vit e gjysmë e dini pse? Sepse ky është punizmi, ky është bolshevizmi dhe kjo më ka dhënë të drejtë në qëndrimet e mia.

Unë i kam qëndruar Sali Berishës dhe Partisë Demokratike në ’90 kam qenë një nga organizatorët. Në ’97 i vura krahët Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe e bëmë Partinë Demokratike fituese. Në 2014 e lash Tiranën, isha pedagog në universitet e paguhesha shumë mirë, por punova vullnetar për të ndihmuar Partinë Demokratike të ri ngrihej.

Baza e Partisë Demokratike e Gjirokastrës nxirrte Roland Bejkon për të qenë i pari në qarkun e Gjirokastrës dy herë, ndërsa Sali Berisha bashkë me Lulzim Bashën kanë vendosur dikë tjetër, njeriun e tyre. Këta kanë vrarë karriera dhe kanë shkelur dinjitetin e tyre pa u menduar gjatë. Merr sëpatën e pre kokë, e pre  karriera”, tha Roland Bejko.

bejko berisha pd zgjedhjet tirana

Lini një Përgjigje