TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 22:07

Transporti publik falas, Këlliçi: Do modernizohet shërbimi, u lehtësohet jeta 200 mijë qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Transporti publik falas, Këlliçi: Do modernizohet shërbimi, u

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, ka folur në lidhje me premtimin për transportin publik falas duke theksuar se kjo masë do u lehtësonte jetën 200 mijë qytetarëve në Tiranë.

Në një intervistë për “Log ”, ai solli në vëmendje se transporti publik do të përmirësojë shërbimin e tij duke bërë që edhe ata që nuk e kanë përdorur transportin urban të fillojnë ta përdorin duke lehtësuar kështu edhe trafikun në rrugët e kryeqytetit.

“Kjo është një masë që i shërben familjeve në nevojë në Tiranë, i shërben atyre që jetojnë me minimum jetik, studentëve, pensionistëve. Transporti publik duhet të vijë edhe me shërbim dhe minimalisht dhe për shërbim për personat me aftësi të kufizuara. Për të modernizuar transportin publik, për të investuat në logjistikë, modernizim dhe në flotë kam vënë mënjëanë dhe një vend tjetër që është 5 mln euro në vit për modernizimin e transportit publik.

Për të perfeksionuar këtë shërbim që sot është problematik, Pak orë më parë një autobus ka marrë flakë. Është një shërbim që kërkon modernizim, kërkon investim, Fillimisht kam bërë disa seanca me ekipin për një risi për qytetin që qytetarëve t’i shërbejë sa më shumë dhe t’i lehtësojë jetën. Ndikon në cilësinë e mjedisit. Do inkurajojmë përdorimin e transportit publik. Në momentin që ky shërbim modernizohet edhe ty arrin të të mbushë mendjen që të përdorësh transportin publik”, tha ai.

Këlliçi shtoi edhe se çfarë masash do të ndërmarrë ekipi i tij në lidhje me pedalimin në qytet. Ai deklaron se do të bëjë një referendum në lidhje me pjesën se sa pro janë qytetarët e Tiranës për pasjen e hapësirave për pedalim.

“Unë nuk jam kundër pedalimit. Unë jam pro pedalimit por nuk jam pro falimentimit të bizneseve dhe nuk jam kundër shkatërrimit të rrugës Myslym Shyri dhe rrugës së Durrësit.

Të gjithë bizneset ankohen për këtë fenomen. Edhe për këtë çështje do të pyes komunitetin. Do të bëj një referendum lokal për të pyetur qytetarët. Në koncept jam parimisht pro pedalimit. Aty ku ka bërë dëm duhet ta pranojmë”, deklaroi Këlliçi.

bashke fitojme zgjedhjet e 14 majit kellici

Lini një Përgjigje