TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 09:56

"O kokëshpullë", plas ‘sherri’ në studio mes Adriana Kalasë dhe Roland Bejkos

Shkruar nga Pamfleti
"O kokëshpullë", plas ‘sherri’ në studio
Adriana Kalaja dhe Roland Bejko

Pedagogu Roland Bejko është emri që kandidon, nën siglën e Partisë Demokratike, përballë kryebashkiakut aktual Erion Veliaj dhe kandidatit të dalë nga procesi i Primareve, Belind Këlliçit, për bashkinë e Tiranës.

E ftuar në "Spotlight"në Vizion Plus, Adriana Kalaja, kandidate për këshillin bashkiak të Tiranës, teksa flitej për emrat që kandidatët kanë zgjedhur të përdorin gjatë fushatës së tyre për zgjedhjet e 14-Majit, ka ironizuar duke shkuar deri në fyerje kandidatin e Partisë Demokratike.

Ajo i tha Bejkos që të mos merret me Belind Këlliçin.

Debati në studio

Flogert Muça: Sa i përket Belos, i thotë vetes Belo…

Alban Dudushi: Është bërë kjo moda e nickname-ve tani. Erionin e kemi Lali, këtë e kemi me Belo, nuk e di Bejkos duhet t’i gjejmë ndonjë Nickname apo jo…

Kalaja: Kokëshpullë

Dudushi: Kjo është ta fyesh…

Kalaja: Ai e fyen veten, që kur merr guximin të kandidojë për Tiranën… Në krahasim me atë nofkën që Veliaj ka vënë, ai e ka emër të dytë, që i vogël, Belindin e kanë thërrit Belo.

bejko adriana kalaja

Lini një Përgjigje