TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 11:02

Padia e PD për ndërtimet pa leje, ‘Kushtetuesja’ shtyn seancën, Bardhi: Po zvarrisin procesin!

Shkruar nga Pamfleti
Padia e PD për ndërtimet pa leje, ‘Kushtetuesja’ shtyn

Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar ditën e sotme seancën për padinë e dorëzuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për shfuqizimin e VKM-së për operacionin për ndërtimet pa leje. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka thënë se kjo VKM është në kundërshtim me Kushtetutën.

VKM është në kundërshtim me Kushtetutën. Cenon barazinë e shtetasve para ligjit”, ka deklaruar Bardhi.

Seanca ka nisur me debate, pasi përfaqësuesja e qeverisë ka kërkuar që kjo çështje mos të merret në shqyrtim me argumentin se PD nuk ka numrin e duhur të firmave, për shkak se Grida Duma dhe Alfred Rushaj, që kishin firmosur padinë, nuk janë më pjesë e PD-së.

Por, Bardhi ka thënë në seancë se në momentin që ata kanë firmosur kërkesë padinë, Rushaj dhe Duma kanë qenë deputetë të grupit parlamentar.

Kërkesa është paraqitur nga 28 deputetë, në momentin që është vënë në lëvizje Gjykata Kushtetuese. Pra 28 firmëtarët kanë qenë deputetë në momentin që kanë firmosur. Znj. Duma dhe z. Rushaj kanë qenë deputetë kur kanë firmosur. Me këtë logjikë i bie që nëse Presidenti i Republikës vendos në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe nëse ai qëllon që i mbaron mandati, apo vdes, i bie që çështja të mbyllet. Nuk ka kuptim. Në momentin që kjo kërkesë është firmosur, 28 deputetët kanë pasur këtë funksion”, shprehet Bardhi.

Pas deklaratave Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim.

padia e pd për ndërtimet pa leje kushtetuesja

Lini një Përgjigje