TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 15:37

Atentati ndaj Bernard Ndrecëc, Bardhi: Goditje e rëndë për zgjedhjet vendore

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Bernard Ndrecëc, Bardhi: Goditje e rëndë për

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Bernard Ndrecës.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Bardhi tha se zgjedhjet vendore kanë marrë një goditje të rëndë duke shtuar se ky është një akt kriminal i papranueshëm.

Më tej ai kërkoi që autoritetet të zbardhin rastin dhe të vendosin para drejtësisë autorët.

“Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë.  Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm.  Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjeherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autororët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash, dhe kurrësesi luftë e intimidim me metoda kriminal”, shkruan Bardhi.

atentat bernard ndreca gazmend bardhi zgjedhje vendore

Lini një Përgjigje