TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 17:04

Rama çel sot fushatën, ironizon Murrizi: Kanë zgjedhur ditën kur vdiq Enver Hoxha, do mbjellin pemë për shpirtin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Rama çel sot fushatën, ironizon Murrizi: Kanë zgjedhur

Kryeministri Edi Rama do të çelë sot fushatën elektorale, por për ish-deputeti Myslim Murrizi jo rastësisht është zgjedhur 11 prilli, dita e vdekjes së diktatorit Hoxha.

Duke u ndalur te fakti se pas prezantimit të kandidatëve, do të mbillen disa pemë, Murrizi tha se PS nuk është drejtori pyjesh dhe se kush i ka penguar që ta bëjnë mjedisin në 10 vite sepse e kanë shkatërruar dhe e kanë bërë mizerabël.

Rama e nis sot në një ditë të shenjtë, se muaji dhjetor ka qenë muaj i shenjtë për pyllëzim në komunizëm. Ky e nis fiks ditën që ka vdekur diktatori. Ky do të mbjellë pemë për shpirtin e udhëheqësit Hoxha, prandaj e nis sot. PS nuk është drejtori pyjesh. Kush i ka penguar që ta bëjnë mjedisin në 10 vite sepse e kanë shkatërruar dhe e kanë bërë mizerabël.

Tirana duhet të kishte 1 milionë pemë imagjinare, duhet të kishte çdo qytetar nga një pemë dhe duhet të ishin 100 hektarë pemë, kur parku i Liqenit nuk është më shumë se 20 hektarë. Ata po mbjellin pemë për shpirtin e vulëhumburit në 1985 dhe është për qoftë ndaj enveristëve. Ata që shkojnë me shall të kuq te varret, Rama hap fushatën”, tha ai.

murrizi rama fushata

Lini një Përgjigje