TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 17:40

Zgjedhjet dhe klima politike, Escobar nis takimet në Tiranë; zyrtari i DASH vetëm 20 minuta në zyrën e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet dhe klima politike, Escobar nis takimet në Tiranë; zyrtari i
Escobar duke dalë Kryeministria

Escobar vjen në Shqipëri në një moment kur jemi në prag të fushatës, por dhe ambasadorja Yuri Kim është nën presion. Sali Berisha po e sulmon shumë ashpër diplomaten...

I dërguari i DASH në Ballkan Gabriel Escobar ka nisur turin e takimeve në vendin tonë. Rreth orës 16.00 ai u shfaq në Kryeministri, ku zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. Takim i cili zgjati shumë pak.

Escobar qëndroi vetëm 20 minuta në zyrën e kryeministrit dhe më pas u largua. Prej kohësh është thënë se raportet e Ramës me amerikanët nuk kanë qenë fort të mira. Pas skandalit “McGonigal” përplasjet janë shtuar dhe fakti që Escobar qëndroi aty 20 minuta, e tregon qartë se ka qenë thjesht një takim rutinë, sa për të mos e shmangur kryeministrin.

Në orën 17.00, Escobar ju drejtua Presidencës, ku zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj. Me këtë të fundit mësohet se në fokus kanë qenë diskutimet për sigurinë kombëtare, ndikimin rus, klimën politike dhe situatën rajonale. Nesër Escobar do të zhvillojë takim e me grupin e Alibeajt dhe me Ilir Metën.

Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA. SHBA, rol të pazëvendësueshëm në garantimin e paqes dhe sigurisë në BP. Vlerësoj mbështetjen që SHBA dhe Escobar i kanë dhënë negociatave Kosovë-Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë - Serbi, proces me ndikim të madh rajonal. Falë qasjes së re gjeopolitike edhe nga BE, sot kemi një vëmendje të shtuar ndaj BP. Mirënjohje për mbështetjen në rritjen e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë”, tha Begaj.

Zgjedhjet dhe klima politike, Escobar nis takimet në Tiranë; zyrtari i
Takimi Escobar-Begaj

Escobar vjen në Shqipëri në një moment kur jemi në prag të fushatës, por dhe ambasadorja Yuri Kim është nën presion. Sali Berisha po e sulmon shumë ashpër diplomaten. Për amerikanët ai shihet si rrezik për demokracinë dhe Escobar duket se do japë një mesazh të qartë se SHBA mbështet kandidatët e Alibeajt. Po ashtu pritet që t’i tregojë dhe vendin Berishës. Escobar pritet ta bëjë të qartë se Kim shpreh opinionet e DASH, teksa me interes mbetet të shihet nëse do të ketë të tjerë “non grata”. /Pamfleti

Lini një Përgjigje