
Ashtu siç pritej, Partia Socialiste e ka nisur me show fushatën zgjedhore. Pas 10 vitesh në pushtet nuk ka më se çfarë të premtojë dhe Rama sot e karakterizoi fushatën te sulmet dhe “gallata”.
Pas fjalës që mbajti në shesh, ai dhe deputetët me 61 kandidatët mbollën pemë, duke dashur të simbolizojnë se ata do të kontribuojnë në gjelbërimin e vendit. Show tjetër ishte se PS do organizojë fushata të vogla, me argumentin se nuk do të shpenzojë shumë më fushatë. Gjatë mbjelljes së pemëve Rama nuk kurseu batutat, ndërkohë që ra në sy detaji se shumica e atyre që ishin aty nuk kishin prekur lopatë me dorë në jetën e tyre.
Mirëpo ajo që ra në sy është se Rama nuk foli për asnjë lloj programi apo për ndonjë projekt. “Telenovela” e këtyre zgjedhjeve do jetë rritja e pagave. Edhe sot Rama u shpreh se paga mesatare do shkojë 900 euro.
"Kemi dyfishuar të ardhurat për frymë në Shqipëri. Ambicia ime është që brenda 2030 të kemi një pagë minimale të paktën 60 mijë lekë. Pavarësisht ngecjeve apo rrëzimeve gjatë rrugës, jo që këto nuk bëhen por vendi kthehet përsëri prapa", tha ai.
Lini një Përgjigje