TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2025, 18:23

Nuk mori pjesë në Këshillin e PD, Salianji zbulon arsyen: Ishte e qëllimshme!

Shkruar nga Pamfleti
Nuk mori pjesë në Këshillin e PD, Salianji zbulon arsyen: Ishte e
Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka treguar arsyen pse nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Salianji tha se qëllimi ishte mos t’i jepte mundësi partisë që të shmangte vëmendjen nga skandalet e fundit Rama-Ballukun dhe  skandali i AKSh-it.

Sot nuk mora pjese me mbledhjen e KK qe mos t’iu jap mundësi ta shmangin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, ka njoftuar ai.

Salianji në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike, pati debate me Flamur Nokën, kreun e PD-së Berisha dhe kreun e PD-së në Elbasan dhe deputetin, Blendi Himçi, në lidhje me takimet që ai po zhvillon me strukturat e partisë në çdo qytet.

Salianji u kritikua në mbledhjen e Kryesisë nga Noka, se po bën një lëvizje brenda PD-së që i shërben Edi Ramës.

Ndërsa Salianji mohoi akuzat, duke thënë se në parti duhet lejuar mendimi ndryshe dhe se nuk duhet të jetë ai shënjestra e mbledhjes.

 

ervin salianji pd berisha

Lini një Përgjigje