Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar me një thirrje urgjente nga kryetari Sali Berisha, i cili kërkoi që të gjithë energjitë e forcës politike të përqendrohen në përballjen me atë që e cilësoi si “organizatë kriminale që kundërmon në gjithë botën”. Berisha deklaroi se për shkak të situatës emergjente, axhenda e planifikuar për mbledhjen e sotme do të shtyhet, për t’iu lënë vend përgatitjes së një përgjigjeje politike të qartë ndaj qeverisë Rama.
“Detyrohemi, për shkak të situatës emergjente të krijuar, që një axhendë të parashikuar për sot ta shtyjmë për një mbledhje tjetër të afërt dhe të përqendrohemi të gjithë në përgatitjen e përgjigjes që duhet t’i japim kësaj kalbësire që kundërmon në gjithë botën”, tha Berisha në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit.
Ai akuzoi ashpër qeverinë, duke thënë se Edi Rama është i gatshëm të shkelë çdo ligj, çdo normë dhe çdo moral vetëm për të mbajtur pushtetin. “Kjo është një organizatë kriminale që nuk ka kushtetutë, nuk ka ligj, as moral. Rama është i aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet. Tani është radha jonë, është ora jonë. Ora e demokratëve gjendet në largimin e tij. Nuk ka alternativë tjetër”, deklaroi Berisha me tone të larta.
Sali Berisha: Detyrohemi, për shkak të situatës emergjente të krijuar, që një axhendë të parashikuar për sot ta shtyjmë për një mbledhje tjetër të afërt, dhe të përqendrohemi të gjithë në përgatitjen e përgjigjes që duhet t’i japim ne kësaj kalbësire që kundërmon në gjithë botën.
Kësaj organizate kriminale që nuk ka kushtetutë, nuk ka ligj dhe nuk ka as moral. Dhe e cila është e aftë të bëjë çdo gjë.
Edi Rama është i aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet.
Tani është radha jonë. Është ora jonë. Ora e demokratëve gjendet në largimin e tij. Nuk kemi, nuk ka asnjë alternativë tjetër.
Lini një Përgjigje