Ervin Salianji pritet të mos jetë pjesë e mbledhjes
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD pritet të jetë e shoqëruar me tensione, duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në selinë blu.
Ndërkohë është mësuar se protagonisti i këtyre përplasjeve, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ervin Salianji pritet të mos jetë pjesë e mbledhjes.
Salianji është në terren duke zhvilluar takime me demokratët.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot për herë të parë pas disfatës së pësuar nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në rend dite janë përfshirë diskutime mbi situatën politike në vend, çështja e Belinda Ballukut dhe protesta kombëtare e lajmëruar më 22 dhjetor.
Ndër të tjera, ditën e sotme Berisha paralajmëroi dhe përjashtimin e ish-deputetit Ervin Salianji, të cilin e akuzoi për bashkëpunim me eksponentë të krimit, për organizimin e takimit të djeshëm me qytetarët në këtë qytet.
Lini një Përgjigje