Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Këshillit Kombëtar, në një atmosferë të tensionuar dhe me sinjale të qarta për përplasje të brendshme.
Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij hapëse, ka sulmuar ashpër procesin zgjedhor në Shqipëri, duke e quajtur një “farsë të organizuar nga shteti elektoral”. Po ashtu sulmoi dhe zërat brenda PD.
Sali Berisha: Ata që flasin për zgjedhje në thelb dhe me dashje ose pa dashje, justifikojnë farsën. Sepse për çdo qytetar, për çdo individ, për çdo politikan që ka të qartë procesin zgjedhor, ai e din se në qoftë se gara zhvillohet midis shtetit elektoral dhe partive politike, ajo nuk është garë, por është farsë. Për ata të cilët përsëri në mungesë të kulturës elektorale apo për arsye të tjera, mendojnë ndryshe, u them prapë se në rast se qeveria organizon në kundërshtim me ligjin, duke shpenzuar për çdo ngjarje, organizon 4533 aktivitete, përfshirë ditën e votimit, 7 milionë Giro d'Italia, ajo nuk zhvillon zgjedhje, po zhvillon farsë dhe shkel me këtë parimet ndërkombëtare, parimet themelore.
Lini një Përgjigje