TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2025, 17:13

“U organizua nga eksponentë të krimit”/ Ish-deputeti i PD nxjerr blof Berishën: Askush nuk u detyrua të merrte pjesë në takimin e Salianjit!

Shkruar nga Pamfleti
“U organizua nga eksponentë të krimit”/ Ish-deputeti i PD
Sali Berisha

Xhafa ka hedhur poshtë pretendimet Sali Berishës, i cili deklaroi se takimi i Salianjit ishte sponsorizuar nga krimi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Qani Xhafa ka sqaruyar pjesëmarrjen e tij në takimin e thirrur nga Ervin Salianjit, i zhvilluar ditën e djeshme në Elbasan, në sallën e Teatrit “Skampa”.

Xhafa ka hedhur poshtë pretendimet Sali Berishës, i cili deklaroi se takimi i Salianjit ishte sponsorizuar nga krimi dhe se pjesëmarrësit ishin detyruar të merrnin pjesë nga eksponentë të botës kriminale.

Ai i cilëson këto akuza si të pavërteta, duke mohuar kategorikisht se ai apo anëtarët e Partisë Demokratike të Degës Elbasan kanë qenë nën kërcënime për të marrë pjesë në takim

Qani Xhafa: Sqarim për opinionin publik në lidhje me takimin e z.Ervin Salianji në Elbasan datë 16 Dhjetor ora 18 00!

Të nderuar demokratë, anëtarë, simpatizantë të PD dhe mbarë opinionit publik, ju bëj me dije se dje pjesë e takimit me demokratët e Qarkut të Elbasanit isha dhe unë si një demokrat që nga viti 2005 ku kemi ndarë me ta të mirat dhe të këqijat e kësaj force politike!

Unë nuk jam detyruar nga askush që të marr pjesë në këtë takim por e pashë të arsyeshme se PD prej disa muajsh pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 ra në një gjumë letargjik që po e dëmtonte akoma më shumë!

Po kështu më gjeni një person anëtar partie, simpatizant apo çfardo, që ishte apo jo në takim, të prononcohet që ka qenë i detyruar nga dikush të marr pjesë, madje të brohorasë!

Ju bëj me dije se më janë zemëruar shumë demokratë që pse sna njoftove por koha ishte shumë e shkurtër vetëm dy ditë dhe e lamë në rrjedhë të lirë pjesmarrjen dhe për mendimin tim ishte takim shumë i mirë pasi kishte dhe shumë demokratë të rinj në forume drejtuese që janë e ardhmja e PD!

Për vetë profesionin që kam si Ing. mekanik i them Dr.Berishës nëse më bind me fakte që ai takim është bërë nga Suel Çela jam unë i pari që tërhiqem nëse është e kundërta duhet që të rinjtë të ecin përpara për të mundur regjimin e Edi Ramës!

Në atë takim u fol ndër të tjera edhe për protestën e 22 Dhjetorit që të jetë sa më e fuqishme për rrëzimin e kësaj qeverie!

Ju lutem të dëgjojmë zërin e çdokujt për të mirën e PDSH dhe për të mirën e Shqipërisë!

Me shumë respekt dhe mirënjohje Qani Xhafa!

sali berisha pd salianji perplasja

Lini një Përgjigje