TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2025, 13:03

SPAK në lëvizje, Gaz Bardhi: Edi Rama nuk po mbron Belinda Ballukun, por veten e tij

Shkruar nga Pamfleti
SPAK në lëvizje, Gaz Bardhi: Edi Rama nuk po mbron Belinda Ballukun,
Bardhi dhe Balluku

Kreu i grupit paramentar i PD, Gazment Bardhi nëpërmjet një reagimi në Facebook, thotë se dosja e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda ballukut, provon sipas tij se Rama nuk po mbron Ballukun por veten e tij.

Bardhi thekson se dosja me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova.

“Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e parë, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave.”, shprehet Bardhi.

Këshilli i Mandateve do të mblidhet të premten e 19 dhjetorit, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK, i cili ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe autorizimin për, siç thuhet në kërkesë, heqjen e lirisë ndaj saj.

Por, Edi Rama nuk ka pritur gjatë dhe sapo SPAK bëri publike kërkesën, iu përgjigj prokurorëve flakë për flakë me një postim në X, duke e nisur fjalinë me një kritikë për arrestet në burg ose në shtëpi, duke i cilësuar të turpshme: “Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur sesa të burgosur  një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane  gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht”. 

Kreu i qeverisë thekson se kjo situatë kërkon përgatitje, por nuk harron të kujtojë 83 mandatet që shqiptarët i kanë dhënë në zgjedhjet e fundit: “Por, sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtës”. 

Kërkesa e SPAK ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për vijimin e procedimit ligjor ndaj zyrtares së lartë, në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore për deputetët dhe anëtarët e qeverisë. Përveç mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kjo do të kërkojë një seancë shtesë të Kuvendit për votim brenda dhjetorit të këtij viti. 

spak në lëvizje për ballukun

Lini një Përgjigje