Pas deklaratave të Flamur Nokës, ku u hodhën akuza ndaj demokratëve në Elbasan, ka ardhur një reagim i ashpër nga Andi Mema, kryetar i Grup Seksionit të Lagjes “5 Maji” të Partisë Demokratike.
Në reagimin e tij, Mema i drejtohet drejtpërdrejt Flamur Nokës, duke e akuzuar si një nga figurat që po shkatërrojnë Partinë Demokratike dhe po përçajnë strukturat e saj.
Ai thekson se është kryetar i zgjedhur me votë dhe se sulmet ndaj tij janë të pavërteta.
“Një imbecil politik si Nul Moka akuzon se demokratët që nuk e pëlqejnë atë dhe sojin e tij të degjeneruar paskan lidhje me krimin, me PS-në, me Hënën e Marsin.
Që është halucinant, i sëmurë dhe antiedukativ e di i madh e i vogël, por Flamur Noka, pikërisht për shkak të lidhjeve me krimin, është non grata në Amerikë, Britani, madje edhe te Syri, sepse është aq hale sa as halet nuk e pranojnë.”, shkruan ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë i Andi Mema:
Të nderuar miq demokratë,
Jam i detyruar të bëj këtë reagim për shkak të përmendjes së emrit tim në një emision televiziv nga Muli i partisë, ose siç e njohin të gjithë, ai që po shkatërron PD-në.
Unë jam kryetar i GS të Partisë Demokratike, i zgjedhur me votë. Ti je një fëlliqësirë që të kanë përzënë nga kudo ku ke qenë. Të përzunë nga Kukësi dhe nuk të qaset njeri; të kanë përzënë kudo ku ke qenë. Të akuzosh ti, që je non grata në Britani dhe Amerikë, pikërisht për lidhjet me krimin dhe për korrupsionin galopant, përveçse për gomarllëkun e madh që përfaqëson, kjo është medalje!
Një imbecil politik si Nul Moka akuzon se demokratët që nuk e pëlqejnë atë dhe sojin e tij të degjeneruar paskan lidhje me krimin, me PS-në, me Hënën e Marsin. Që është halucinant, i sëmurë dhe antiedukativ e di i madh e i vogël, por Flamur Noka, pikërisht për shkak të lidhjeve me krimin, është non grata në Amerikë, Britani, madje edhe te Syri, sepse është aq hale sa as halet nuk e pranojnë.
Tani kam një pyetje: Flamur, mirë vilat dhe apartamentet e vjedhura tek të pastrehët, se ato t’i nxjerr SPAK-u shpejt, por ndonjë lidhje me minorenë pret të të dalë?

Lini një Përgjigje