
Kreu i PD, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta ndaj drejtorit të policisë, Ilir Proda. Teksa u ndal te hetimet e SPAK për AKSHI-n, ku dyshohet se një biznesmen u mor peng që të tërhiqej nga tenderët, Berisha akuzoi Prodën s eka fshur ngjarjen. Siaps tij, ai është më kriminel se kriminelët.
“Këtë s'e mori vesh kush njëherë. Kaq sekret mo. Po pse kaq sekret? Do ju them unë pse sekret. Se në krye të policisë është një kriminel. Një kriminel. Më i keq se çdo kriminel tjetër në Shqipëri. Dhe ky e ka emrin Ilirian Proda. Ja u them unë juve miq. Edi Rama për këtë ka hequr dy ministra. Ta dini këtë dhe ta dinë shqiptarët. Unë s'kam asnjë simpati për të pasur për njërin as për tjetrin. Po i ka hequr se u ka thënë, ju nuk keni asnjë punë me policinë. S'ekziston policia për ju. Ata pra kishin çelësat e kasës që unë i sulmoja nëpër ëh mediat poshtë e përpjetë. Haptas, s'keni punë ju, se kemi Prodën aty, një kriminel”, tha Berisha në mbledhjen e Këshillti Kombëtar.
Ai u ndal më pas dhe te arrestimi i ish-oficerit të Antiterroit, i cili ishte i lidhur me bandat. Sipas tij, ai ka dëhsmur se çdo gjë e ka bërë me urdhër të Prodës.
“Disa javë më parë, ta dinë shqiptarët. Një Igli Haxhiaj, oficer i antiterrorit, ka dëshmuar se të gjitha që kam bërë i kam bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë. Të gjitha që kam bërë i kam bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë”, tha më tej Berisha.
Lini një Përgjigje