
Kreu i PL-së, Ilir Meta deklaroi se vendimin për tu ndarë nga Monika Kryemadhi, e mori pasi kjo e fundit e foli në SPAK. Më tej ai shtoi se për këtë vendim ekstrem kishte njoftuar vetëm djalin dhe motrën e tij.
Ish-presidenti në tentativë për t’i shpëtuar përgjegjësive dhe për t’ia faturuar gjithçka Monikës, deklaroi se mban përgjegjësi vetëm për veprimet që ai ka bërë personalisht dhe jo për veprimet e të tjerëve.
"Prioritetet e mia është beteja deri në fund me këtë regjin mafioz. Nuk është se kryesia nuk kanë qenë në dijen të vendimi apo marrëdhënieve të tensionuara prej kohësh. Sa i takon vendimit, është marrë pas deklaratave bëra nga ana e zonjës pas pyetjeve në SPAK. E respektoj mendimin ndryshe. Vendimin për tu ndarë e mora pasi Monika foli në SPAK. Për divorcin me Monën i tregova vetëm djalit dhe motrës time. Mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin! Për të tjerët, zero”, tha Meta, për "Report Tv".
Gjithashtu ai tregoi se raportet me Monikën janë mbyllur që në fund të muajit prill, kur u mbaj Konventa e PL-së, ku kujtojmë se çifti pati një përplasje me anë të fjalimeve.
“Që përpara konventës nuk ekziston asnjë komunikim mes nesh, nuk mendoj se procesi do të jetë problematik, sepse kjo zgjidhje uroj që ti jap fund çdo keqkuptimi apo mjegulle në publik mbi qëndrimet e mia dhe njëkohësisht unë besoj se nuk do të ketë asnjë problem sepse çdo i përket Kryemadhit dhe fëmijëve të mi”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje