TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2024, 14:03

Telenovela e divorcit Meta- Kryemadhi: Duan të shpëtojnë floririn!

Shkruar nga Pamfleti

 Telenovela e divorcit Meta- Kryemadhi: Duan të shpëtojnë

Divorci Meta- Kryemadhi dhe ‘Prova Gjenerale’ Besi- Xhensila...

Divorci televiziv i Ilir Metës me Monikën, bëri një provë pak kohë më parë. Duke tentuar se si do të shkonte në opinion, e mbi të gjitha në gjykatë, në ndarjen e pasurisë. Bëhet fjalë për divorcin Besi-Xhensila, të cilët janë edhe njerëzit më të afërt të çiftit presidencial.

Për muaj me radhë, telenovela Xhensila- Bes Kallaku, që ushqehej me idiotësi metaforash nëpër këngë, pati si vendim gjykate ndarjen e pronave. Xhensila mbajti pronat e liqenit të thatë e Besi ato të Kasharit, që megjithatë janë prona shtetërore, vetëm se ‘hamburgeri Ijes’ që kushton më shtrenjtë se Mcdonalds i jep fatura për të justifikuar lëvizjet e panjohura të pasurisë së tyre të çuditshme.

Divorci ndërmjet Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, nuk ka lidhje me probleme sentimentale dhe familjare.

Ilir Meta e tha në mënyrë të qartë te Çim Peka, se dyshimi ndaj Monikës, apo mos besimi ndaj gruas është te transaksionet. E këtu nuk ka asgjë familjare.

Çfarë problemesh realisht ka pasur Iliri ndaj Monikës: mungesë afeksioni, dyshim, apo problem të mospërputhjes së karaktereve? Jo këtë e tha troç Meta, ishte e mërzitur me menaxhimin që Monika i ka bërë LSI-së dhe sfidave të saj organizative e financiare.

Po a mund të ndajë një burrë gruan sepse ka pasur probleme në financë? Sigurisht nëse i ka vjedhur para, por këtu nuk jemi në këtë stad. Jemi në një logjikë, ku Ilir Meta nuk është dakord me transaksionet e Monikës, dhënies së aseteve familjarëve, paratë për fëmijët etj, që janë operacionale.

Po pse mund të divorcohet, kur me një avokat apo financier, i zgjidh gjërat normalisht?

Atëherë këtu kemi të bëjmë me një zhvillim që s’ka lidhje me marrëdhënie familjare, por me ndarjen e pronave që merr shkas nga lidhja familjare.

Siç bëri Besi Kallaku me Xhensilën. Për të cilën shumë kanë thënë se kanë marrë pasuri nga çifti Meta-Kryemadhi.

Në realitet, Bes Kallaku mbetet edhe sot ikona e shfaqjes publike të Metës, të cilin, edhe pse nuk e ka pjesë të strukturave politike, e prezanton si njeri të afërt.

Por pikëpyetja këtu vjen natyrshëm: a përfitojnë Ilir Meta e Kryemadhi nga ky divorc?

Natyrisht që po, por nëse SPAK hyn menjëherë në lojë dhe i sekuestron pronën e përbashkët, nuk ka pse merret me lojërat gjyqësore që mund të vijnë më vonë. Le të shpjegojnë dy beqarët : Iliri dhe Monika, si e kanë fituar pasurinë e ndarë tashmë sipas gjykatës. Se mund të ndodhë që vilën e Lalzit ta marrë Monika bashkë me pallatin, edhe Iliri të marrë ca të tjera.

Po mirë, këtë pasuri, si e fituan çifti para divorcit?

Ndaj duhet që SPAK të hyjë menjëherë në lojë, duke e sekuestruar pasurinë e përbashkët, e më pas sipas vendimit për ndarjen e gjyqit të divorcit të bëjnë kontabilitetin.

Sepse historia e thyrjes së zemrës së Ilir Metës nuk ka lidhje me xhelozi, apo dashuri, është thjesht financë…/Pamfleti

divorci meta-kryemadhi telenovela

Lini një Përgjigje