
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar një ditë më parë divorcin ndaj bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi në Gjykatën e Tiranës.
Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26-vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin.
Një prej ish bashkëpunëtorëve më të afërt të Ilir Metës, që u largua së bashku me ish Presidentin në vitin 2004 nga Partia Socialiste, për të formuar LSI-në, Spartak Braho ka komentuar veprimin e Metës.
“Do thosha një fjali vetëm qe përdoret ne Skrapar: ‘Hapu dhè e merri brenda’”, tha Braho i pyetur nga Top Channel lidhur me kërkesën e Metës për divorc nga bashkëshortja.
Ndarja e Ilir Metës me Monika Kryemadhin nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Çifti prej kohësh kanë patur jo vetëm mosmarrëveshje politike, por edhe familjare.
Ilir Meta shpesh herë e ka akuzuar Kryemadhin se e dëmtoi rëndë partinë që la pas kur u emërua president, me braktisjen e mandateve.
Divorci politik mes Metës dhe kryemadhit u zyrtarizua në Konventën e 27 Prillit, ku me ndryshimet statutore Monika Kryemadhi u përjashtua nga forumet e partisë dhe tashmë është vetëm një anëtare thjeshtë.
Lini një Përgjigje