Ditën e sotme po mbahet mbledhja e dytë e Komisionit Antikorrupsion.
Siç ndodhi në mbledhjen e parë, opozita e ka bojkotuar mbledhjen. Kryetari i kërij Komisioni, Fatmir Xhafaj u shpreh i keqardhur dhe i bëri thirrje opozitës që të reflektojë.
'Ne mbetemi të keqardhur që ende opozita nuk po bëhet pjesë e aktivitetit normal të Komisionit. Kuvendi ka miratuar ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar dhe gjithashtu ka miratuar përbërjen e këtij komisioni duke përcaktuar anëtarët që do të jenë nga mazhoranca dhe opozita. Do të duhej që kolegët e nderuar të opozitës të merrnin pjesë sipas detyrimit të Kuvendit dhe si një nevojë e domosdoshme, jetike, për të qenë pjesë e një procesi të tillë reformues. Shpresoj shumë në reflektimin e tyre dhe besoj që hap pas hapi, duke ecur para me procesin përgatitor, do të kuptojnë kushtetueshmërinë, qëllimin e këtij procesi, rëndësinë që ka ky proces për integrimin e vendit dhe të ardhmen e vendit. Pikërisht duke dëshmuar këtë qasje, në ditët që vijnë, unë besoj që opozita dhe jo vetëm opozita, por dhe shumë faktorë dhe aktorë të tjerë të cilët janë ftuar publikisht nga ne do të jenë pjesë e këtij procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.", tha Xhafaj.
Përbërja e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian është si më poshtë:
Fatmir Xhafaj kryetar (PS)
Klotida Bushka anëtare (PS)
Eduard Shalsi anëtar (PS)
Etilda Gjonaj anëtare (PS)
Evis Kushi anëtare (PS)
Toni Gogu anëtar (PS)
Jorida Tabaku anëtare (PD)
Dhurata Tyli anëtare (PD)
Sorina Kote anëtare (PD)
Flutura Açka anëtare (PD)
anëtar (PD)
Milva Ekonomi anëtare zëvendësues (PS)
Erion Braçe anëtar zëvendësues (PS)
anëtar zëvendësues (PD)
anëtar zëvendësues (PD)
Lini një Përgjigje