TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2024, 22:43

“Më sill Dum Dumanin këtu”/ Pas divorcit me Monikën, Meta del sërish nga vetja: Do ta godas pa mëshirë SPAK-un, nuk më mposht dot

Shkruar nga Pamfleti

“Më sill Dum Dumanin këtu”/ Pas divorcit me Monikën,

Ilir Meta duket se i trembet burgut. Sot njoftoi divorcin me Monikën, teksa nuk ka kursyer akuzat dhe kërcënimet ndaj SPAK.

Në një emision ai u pyet mbi zërat se nëse do goditet majtas në nivele të larta, ai mund të arrestohet, Meta shpërtheu në akuza. Kreu i PL doli sërish nga vetja duke kërcënuar Altin Dumanin.

Edhe unë do ta godas pa mëshirë SPAK edhe kushdo që kujton se përmes SPAK-ut do të mposhtë Ilir Metën dhe ‘Ilir Metat’ kudo ku janë, nga Nju Jorku dhe deri në Zelandën e Re. Kaq pa asnjë shqetësim. Siç jam këtu ballë për ballë, të kam ardhur këtu gjithmonë, më sill Dum Dumanin këtu, më sill Edi Ramën këtu dhe do t’i godas pa mëshirë si një organizatë kriminale terroriste që ndajnë pushtetin dhe përfitimet me Edi Ramën”, tha ai në një emision.

 

Lini një Përgjigje