TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2024, 21:54

Pse po ndahet nga Kryemadhi? Meta nis manovrat: Krisja ka nisur që me djegien e mandateve

Shkruar nga Pamfleti

Pse po ndahet nga Kryemadhi? Meta nis manovrat: Krisja ka nisur që me

Pas lajmit se ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, Ilir Meta ka dhënë arsyet e tij.

Edhe pse duket qartë se e gjitha lidhte me hetimet e SPAK, ai tha se krisja mes tyre ka nisur që të djegia e mandateve.

E para, unë e mendoj se është e pafajshme. E dyta, Batoni më ka thënë në një darkë tek Kodra e Diellit, më ka thënë se, kam menduar se do ta ndaje që kur u lanë mandatet.

E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandate është një krim për popullin shqiptar.

Unë kam pritur nga ajo një reflektim nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk  mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër çfarë mendon. Nuk e bëra unë kryetare të partisë, ashtu siç e thatë ju. Ajo ka pasur kontributet e veta shumë të mëdha.

Pas zgjedhjes time të sforcuar si president, kryetar u bë Petrit Vasili, për shkak të përvojës, qartësisë politike dhe ajo u bë nënkryetare si një mbështetëse dhe për të mbajtur linjën.

Dhe më pas erdhën zgjedhjet, rezultati i dobët në Fier dhe presionet e Ramës ndaj deputetëve sepse u duk e qartë që po shkonim drejt opozitës.

Më pas u mendua si zgjidhje për të mbajtur më të bashkuar partinë, dhe për shkak energjive që ajo kishte. Ka kontributet e veta që askush nuk ja ka mohuar dhe nuk ja mohon.

Por tani kjo është një marrëdhënie e cila është bërë e pamundur dhe kjo është një zgjidhje më e qetë për të gjithë’, tha Ilir Meta në SYRI TV.

Lini një Përgjigje