Kemi të bëjmë me një skemë të pastër për të shpëtuar pasuritë, apo Monika e ka shitur Metën dhe ky i fundit ka hallin e burgut?
Ndahen Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Pas akuzave dhe përplasjeve të ditëve të fundit, duket se tani ka ardhur dhe divorci.
Ka qenë vetë Ilir Meta, ai i cili ka njoftuar sot në "Syri Tv" se ka nisur procedurat e divorcit. Sipas tij, shkak është bërë deklarata e Monikës pas marrjes në pyetje nga SPAK, ku ajo doli në mbështetje të prokurorisë. Po ashtu, Meta ka dhënë sinjale se bashkëshortja e ka shitur para prokurorëve dhe duket se kjo e ka tërbuar kreun e PL.
I pyetur se 'kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?'. Ai tha: "Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje".
Por padyshim kjo deklaratë e fortë e Ilir Metës ngre shumë pikëpyetje. Që kur njoftoi përplasjet me Kryemadhin pati dyshime se ishte skemë për shkak të hetimeve që ka nisur SPAK. Dhe duket se ky konflikt u përmbyll me divorc. Pra, kemi të bëjmë me një skemë të pastër, apo Monika e ka shitur Metën dhe ky i fundit ka hallin e burgut?
Ajo që nuk ngjit është se Ilir Meta ja faturon Kryemadhit aferat me pasuritë. Ndërkohë, gjithë pasuritë janë në emër të Kryemadhit. A mos është kjo një skemë për të shpëtuar pronat duke qenë se Kryemadhi nuk ka pasur kurrë funksione shtetërore dhe nuk mund të akuzohet për korrupsion apo shpërdorim detyre?
Po ashtu ngrihet pyetja: Apo shtyn Meta gruan drejt burgut, duke tentuar të shpëtojë veten? Apo është një lojë kjo me shpresën se duke qenë se Monika është femër do ja hedhë me masë më të butë? Duket se një lojë e madhe po luhet dhe tani e ka në dorë SPAK. Edhe sa do presin prokurorët për arrestimin e Metës? /Pamfleti
Lini një Përgjigje