TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2024, 18:26

Zyrtari i DASH sheh nga afër “malin” e dosjeve në SPAK, udhëzime ILDKP-së dhe APP-së për pasuritë e pushtetarëve dhe tenderët!

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtari i DASH sheh nga afër “malin” e dosjeve në SPAK,
Richard Nephew duke parë dosjet në SPAK

Përveç vizitës në SPAK, ajo që bie në sy është takimi me përfaqësues të ILDKP dhe APP. Hera e parë që një zyrtar i DASH zhvillon takime të tilla.

Prokuroria e Posaçme ka marrë një tjetër mbështetje nga amerikanët sa i takon luftës ndaj korrupsionit.

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew po zhvillon një vizitë në vendin tonë dhe sot ai ka pasur takime me prokurorët e SPAK, përfaqësues të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI), si dhe përfaqësues të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Sa i takon vizitës në SPAK, ai ka parë nga afër ‘malin’ me dosje. Siç shihet nga pamjet, dosjet janë në dysheme dhe tavolina. Zyrtari i DASH ja ka bërë të qartë Dumanit se duhet të mos trembet nga presioni politik.

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”, njofton ambasada.

Por ajo që bie në sy është takimi me përfaqësues të ILDKP dhe APP. Hera e parë që një zyrtar i DASH zhvillon takime të tilla. Pra duet se ai është informuar mbi deklarimin pasuror të politikanëve, si dhe mbi batërdinë që po ndodh me tenderët.

Ardhja e Richard Nephew duhet të jetë një kambanë alarmi për politikën. Ai është personi që ka në dorë “non gratat” dhe po ashtu është ai që jep direktiva te autoritet për goditjen e të korruptuarve. Më herët ai pati një takim me shoqërinë civile dhe gazetarët ku e bëri të qartë se iku koha e të paprekshmëve.

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew u takua sot me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias shqiptare për të dëgjuar mbi pikëpamjet e tyre për luftën kundër korrupsionit dhe çuarjen përpara të transparencës në qeverisje. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë në shkallë globale, përfshirë duke mbështetur organizatat që luajnë një rol të rëndësishëm mbikëqyrës”, tha ambasada. /Pamfleti

Lini një Përgjigje