TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2024, 17:29

“Strategji dhe program të ri”, Noka tregon fokusin e Partisë Demokratike

Shkruar nga Pamfleti

“Strategji dhe program të ri”, Noka tregon fokusin e

Demokrati i Partisë Demokratike Flamur Noka ka zbuluar detaje nga programi i Partisë Demokratike. Ai tha se po bashkon të gjithë aktorët dhe faktorët e PD, për t’u përballur me Ramën dhe për të krijuar qeverinë teknike.

Noka shprehet se fokusi do të jetë te lirimi i liderit të opozitës dhe e krijimi i një qeverie teknike e cila do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“PD është duke përpiluar strategjinë e saj dhe programin e saj. Dy pika do të kemi, e para lirimi i liderit të opozitës, do të jetë kauza kryesore tek e cila do të fokusohet opozita tani, e dyta qeveria teknike, që të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të mos ketë më Shqipëria vend i NATO-s, Shqipëria e 2025-ës nën banda, në blinda, në krim të organizuar dhe shqiptarët të votojnë të lirë.

PD është duke përpiluar programin e saj, që do t’i paraqesë shqiptarëve, zoti Berisha ka lançuar disa pika ku flet për dyfishim rrogash dhe pensionesh, ku flet për 220 euro minimum jetik që do të vendoset në Shqipëri. S’do të ketë as pension, as rrogë, apo ndihmë ekonomike nën 220 euro për shqiptarët.

Jemi duke bashkuar të gjithë aktorët dhe faktorët e PD, duke zgjeruar forcën tonë politike, duke e zgjeruar për t’u përballur me këtë regjim, t’i japim vendit qeveri teknike”, tha Noka për “TCH”.

Lini një Përgjigje