
Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në një intervistë foli për situatën politike në PD, duke komentuar edhe vendimin e gjykatës së Apelit që i ktheu vulën Foltores.
Gjatë kësaj interviste ai foli edhe për qëndrimin e tij, i cili pas vendimit të vulës iu bashkua Berishës, ndërsa u shpreh se asnjëherë nuk është larguar nga PD.
“Unë po qëndroj aty ku kam qenë në PD. Nuk ndërrohet xhamia sa herë ndërrohet Hoxha. Themelues i saj, student dhjetori. Jam votuar edhe nga ata që mbështetën Berishën dhe ata që mbështetën Bashën. Nuk është një mandat personal që unë e përdor sipas bindjeve të mia. Unë nuk jam bashkuar me askënd, nuk kam ikur askund jam aty ku kam qenë. Sot kryetar i PD është Sali Berisha, me vendimin e gjykatës. Unë nuk kam braktisur askënd. Jam në vendin ku kam qenë në PD që kur kam qenë 19 vjeç.
Ndërsa motivi ndarës me pjesën e Rithemelimit, si një detyrim statutor, dhe ai statut është rrëzuar nga gjykata e Apelit. Pra tanimë nuk ka një ndalim statutor. Por unë mendoj se sanksionimi non grata i zotit Berisha sot kryetar i PD, është një gur shumë i rëndë në ecjen dhe vrapin e PD drejt zgjedhjeve fitores dhe nesër drejt qeverisjes. Por sot këtë vendim mund ta marrë vetëm Sali Berisha. Pra sot është vetëm vendim indivual i Berishës nëse pranon që me peshën e non gratës e përballon për të drejtuar garën. Unë personalisht mendoj që kjo është një peshë ekstreme një peshë e rëndë në derën e PD. Por jo për këtë unë nuk jam i gatshëm të braktis PD. Edi Rama e di se kush janë ministrat e tij në prag sanksionimi dhe ky është një standard i padrejtë. Nuk e mbroj dhe sanksionoj non gratën…Unë s’mund të braktis PD edhe duke qenë koshient se mund të kemi vështirësi dhe të tolerojmë një qeveri si e Edi Ramës…”, tha ai në “News Line” në ABC News.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste Çollaku nënvizoi se sot është Berisha ai që është përgjegjës për suksesin ose jo të PDF.
“Zoti Berisha dhe nga vendimi i gjykatës është kryetar i PD. Sot përgjegjës për fitoren dhe suksesin e PD nuk jam unë dhe po të doni nuk është më as Basha. Sot përgjegjës që njeriu do të paraqesë bilancin është Sali Berisha, pra ne nuk mbajmë peshën për drejtimin e trenit opozitar. Ne kemi peshën personale të betejës elektorale dhe këtë e garantoj që do ta bëj sepse mendoj që Rama duhet të ikë. Për peshën e taktikës nuk e kanë më ato që konsideron pakicë, sot e ka Sali Berisha”, tha ai.
Lini një Përgjigje