Vizita vjen në një kohë kur SPAK është nën presion të madh politik, pasi Meta dhe Berisha po e godasin fort...
Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew ka nisur takimet në Tiranë. Sot ai mbërriti në kryeqytetin shqiptar, për t’i dhënë mbështetje drejtësisë në luftën ndaj dinozaurëve të korruptuar.
Ambasada amerikane njofton se Richard Nephew i ka nisur takimet me gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
“Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew u takua sot me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias shqiptare për të dëgjuar mbi pikëpamjet e tyre për luftën kundër korrupsionit dhe çuarjen përpara të transparencës në qeverisje. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë në shkallë globale, përfshirë duke mbështetur organizatat që luajnë një rol të rëndësishëm mbikëqyrës”, tha ambasada.
Më pas pritet të ketë takime me prokurorët e SPAK dhe aty priten direktiva të qartë. Prokuroria është në presion të madh politik, pasi Meta dhe Berisha po e godasin fort. Po ashtu edhe nga qeveria ka presione. Më herët ishte ambasada që dha detaje nga agjenda e takimeve.
“Sot mirëpresim Richard Nepheë, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nepheë po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, njoftoi më herët ambasada.
Lini një Përgjigje