
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme. Ai ka deklaruar se në muajin tetor mund të ketë zgjedhje të parakohshme, si pasojë e skandaleve të shpeshta të mazhorancës.
Sipas tij, qeveria nuk e mbyll mandatin pa shkuar në zgjedhje të parakohshme.
“Ka ardhur flamuri i partisë, logo, simbolet e partisë gjithë të drejtat nga legjitimi ligjor i partisë. Ajo që u çimentua pas bashkimit të grupit parlamentar u vendos të shkohet aty ku i takon. Ka një tjetër rivitalizim dhe ribërje dhe dhënie besimit të strukturave të PD të një gjëje që mbahej peng. Për PD dhe opozitën një lajm i mirë dhe impuls për zgjedhjet e ardhshme apo të parakohshme në tetor. Skandalet janë kaq të mëdha saqë mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Me kaq sa ka ndodhur do mjaftonte shpallja në kërkim e 50 personave të lidhur me PS për të rrëzuar një qeveri dhe për të shkuar në zgjedhje. Mendoj se qeveria nuk e mbyll mandatin pa shkuar në zgjedhje të parakohshme”, tha Salianji për “Report TV”.
Lini një Përgjigje