TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2024, 20:28

Alibeaj largohet nga PD/ Meçe: Akt i fortë politik, Basha ishte faktori negativ i grupimit

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj largohet nga PD/ Meçe: Akt i fortë politik, Basha ishte

Pas më shumë se një javë që vula e logoja blu kaloi tek Berisha, deputeti Enkelejd Alibeaj deklaron distancimin nga selia blu, duke u larguar nga grupi parlamentar demokrat.

Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se qëndrimi i Alibeajt është një akt i fortë politik.

Sakaq u ndal te figura e Lulzim Bashës, ku tha se ai ka qenë faktori negativ i grupimit.

Këta ishin mbartës të një fryme. Mua më bëri përshtypje se pse Alibeaj u largua dhe iu hapi rrugën Bashës. Futja e Bashës e atij grupi ishte faktori me agresiv dhe negativ i atij grupimi, në atë moment ra poshtë. Unë kam qenë oponent ndaj këtij veprimi. Ky zhvillim i tanishëm është jo largim nga politika, por është larguar nga grupi parlamentar i PD-së. Pritshmëria ishte që grupi i Bashës duhet të organizohet me një strukturë të re politike, me shpalljen e një partie të re. Duket se faktori Basha është i infiltruar nga Berisha në këtë grupim. Një grup që përbën një bërthame jo të vogël, mund të kalojë në një strukturë veç Bashës. Nuk pres prej tij… qëndrimi tij është një akt i fortë politik. Ai bëri një akt publik dhe pozicioni një lëvizje të re, ku sipas meje do jetë një lëvizje me frymë. Se më 14 maj frymë triumfoi”, u shpreh Meçe.

Lini një Përgjigje