TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2024, 21:01

Berisha akuza Dumanit: Gjobëvënës, amniston kriminelët elektoralë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Dumanit: Gjobëvënës, amniston kriminelët

Ish-kryeministri Berisha ka sulmuar kreun e SPAK Altin Dumani i cili tha se amniston bandat elektorale dhe kriminelët elektoralë.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, ai e akuzon si gjobëvënës, teksa paralajmëron se do publikojë fakte që nga kryeministri, ministra, gjyqtarë apo zyrtarë të lartë.

“Para jush denoncova mbrëmë se si ky kriminel i fëmijëve tanë, që amniston bandat elektorale dhe kriminelët elektoralë në pushtet, tenderon me ish-të pandehurin e tij 99.9 përqind.

Prisni, do keni të dhëna të tjera se çfarë gjobëvënësi i pafytyrë është ky.

Të gjitha do ia nxjerrim një nga një. Atij dhe cilitdo.

Nuk ka forcë në botë që ndalon Sali Berishën pa u treguar vendin çdo mafiozi, çdo hajduti, kryeministër qoftë ai, ministër, prokuror apo gjykatës, zyrtar i lartë, shqiptar apo i huaj.

Jetë ime do jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Në mbrojtje të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre. Të dinjitetit të tyre”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje