
Presidenti i PL, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka folur ditën e sotme për divorcin me Monika Kryemadhin.
Ai tha se marrëdhënia e tyre u kris pas vendimit të Kryemadhit për të djegur mandatet e marra në zgjedhjet e 2017.
'Ka qenë vendimi më i vështirë në jetën time, është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauza të mëdha që janë etike për vendin. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të forte që nga vendimi i saj si kryetare e LSI për djegien e 19 mandateve. Qëndrimet e saj krejtësisht në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe që krijojnë konfuzion duhet të merrrnin fund. Mirëkuptoj çdo reagim emocional të gjithëkujt. Detyrimet e mia lidhen me kontributin e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar te unë. Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet me të si grua apo nënë e tre fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër. U kërkoj shumë ndjesë tre fëmijëve të mi për shqetësimet që u kam krijuar.', tha Meta.
Ju rikujtojmë se Meta ditën e djeshme në një intervistë për mediat ai tha së është proces divorci me Kryemadhin. Meta deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besar Ilir Metën.
“Znj.Monika Kryemadhi është tashme ish-bashkeshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta. Kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje”-deklaroi Ilir Meta.
Lini një Përgjigje