TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2024, 14:58

Bashkë me vulën i ikën edhe deputetët, Basha: Ne jemi e vetmja alternativë!

Shkruar nga Pamfleti

 

Bashkë me vulën i ikën edhe deputetët, Basha: Ne jemi e
Lulzim Basha

Ish- kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur lidhur me situatën politike më të cilën po përbllet. Ai tha se grupimi që ai përfaqëson është e vetmja alternativë në përputhje me idealet e PD-së.

“Nuk kam asnjë informacion që dikush ka ikur, por kjo nuk ka rëndësi. Edhe duhet ta kuptoni që brenda Partisë Demokratike ne jemi alternativa e vetme me përputhje me idealet. Ne jemi e vetmja alternativë në Partinë Demokratike, kemi të tjerë që kanë humbur rrugën, kemi të tjerë që janë mbytur nga hipokrizia dhe këtu duhet ta kuptosh nuk bëhet për fatin e skuadrës, këtu bëhet për fatin e Shqipërisë, ajo që na bën bashkë është përkushtimi ndaj fatit të qytetarëve, ne besojmë se shqiptarët nuk meritojnë një tango tjetër mes kryeministrit dhe ish- kryeministrit ne valsin apo në muzikën kush është më pak i korruptuar dhe do ti japim Shqipërisë më të mirën.

Nëse do të jetë e pamundur që ne të kemi PD nga komploti i kryeministrit me ish- kryeministrin atëherë padiskutim që do te gjejmë mënyra dhe forma të tjera. Ne jemi gati”, tha Basha për "Euronews".

lulzim basha partia demokratike

Lini një Përgjigje