TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2024, 14:36

Ujërat e zeza vërshuan në rrugët e qytetit, ironizon Ina Zhupa: Mirë se vini në qytetin turistik të Sarandës!

Shkruar nga Pamfleti

Ujërat e zeza vërshuan në rrugët e qytetit, ironizon Ina

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka komentuar skandalin në Sarandë, ku ujërat e zeza kanë dalë në rrugët kryesore të qytetit.

Një tubacion i ujit të pijshëm është çarë, ndërsa ujërat e ndotura kanë vërshuar në rrugët e qytetit dhe janë derdhur në det.

Zhupa ironizon teksa shprehet se ky është qyteti turistik i Sarandës.

“Mirë se vini në qytetin turistik të Sarandës! Një skandal i vërtetë, ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve dhe derdhen në det! Ujërat kanë shpërthyer në lagjen 1 të Sarandës mbi plazhin publik”, shkruan Zhupa në Facebook.

Si pasojë, pushuesit janë larguar nga plazhi ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë.

Por ky nuk është problemi i vetëm, pasi ditës së sotme ka pasur ndërprerje të energjisë edhe në Sarandë, ashtu si në gjithë vendin, e cila ka zgjatur rreth 30 minuta.

Në një sezon veror dhe në një ditë kaq të nxehtë, ka pasur shqetësim. Edhe shërbimet janë detyruar të ndërpriten prej mungesës së ajrit të kondicionuar. Deri më tani nuk ka raportime për dëme në banesa apo në pajisje elektroshtëpiake.

Lini një Përgjigje