TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2026, 13:46

Noka sulmon Salianjin: 'Burat' me botoks nuk e mbajnë dot burgun

Shkruar nga Pamfleti
Noka sulmon Salianjin: 'Burat' me botoks nuk e mbajnë dot burgun
Flamur Noka dhe Ervin Salianji

Sekretari i Përgjithashëm i PD, Flamur Noka ka sulmuar ashpër ish deputetin Ervin Salianji, i cili javët e fundit nuk i ndal akuzat ndaj tij dhe Sali Berishës.

Noka akuzon Salianjin se ka kaluar muaj të tërë duke sulmuar opozitën dhe liderin e saj, ndërsa nuk ka artikuluar asnjë kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe PD-në. Asnjë gërmë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin”, shprehet Noka.

Ai shton se veprimet e Salianjit nuk kanë sjellë tronditje të sistemit, por përkundrazi i kanë shërbyer atij. 

“E tronditi duke i shërbyer. Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera”, thotë Noka.

"Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe PD. Asnjë gërmë e jo fjalë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin.  E tronditi duke i shërbyer. Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera.", thotë Noka.

Një ditë më parë, Kryesia e PD vulosi përjashtimin e Salianjit nga gara për kreun e PD, me argumentin se nuk është anëtar i partisë.

Salianji iu përgjigj Berishës edhe për akuzat për lidhje me krimin e organizuar.
Për Berishën, ai tha se po bashkëpunon me kryeministrin Rama për shkak të problemeve që ka me drejtësinë.

Salianji thotë se nuk do e ndjekë procesin në rrugë ligjore pasi beson te zgjidhja politike.

 

noka sulmon salianjin burat me botoks

Lini një Përgjigje