Kryesia e PD vulos një garë me një emër më 23 maj, ndërsa figurat që kërkuan dorëheqje për humbje zgjedhjesh sot nuk artikulojnë asnjë qëndrim për shkeljen e statutit
Sali Berisha do të garojë me veten në zgjedhjet e 23 majit për kreun e PD.
Pas 35 vitesh në politikë, ku ka eliminuar çdo rival që i rrezikonte pozicionin, këtë herë ai ka vendosur të mos pranojë asnjë kandidat, qoftë edhe formal, njësoj si Ilir Meta, që në procese të ngjashme ka prodhuar kandidatë fasadë.
Kryesia e PD u mblodh sot dhe miratoi vetëm kandidaturën e tij. Vendimi e redukton procesin e 23 majit në një votim me një emër.
Elementi që e rëndon situatën është mungesa e çdo reagimi brenda partisë. Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhje. Sot, përballë një rasti ku statuti i partisë shkelet hapur, ai nuk shprehet. Neni i njohur si “Neni Basha” përcakton se kush humbet zgjedhjet largohet dhe nuk rikandidon. Ky është një rregull i shkruar, jo interpretim.
Bardhi, Tabaku, Gjekmarkaj, Korreshi dhe të tjerë që artikulonin standarde për demokracinë e brendshme, sot nuk thonë asnjë fjali. Ata që kërkonin reformim të PD dhe e paraqisnin veten si “revolucionarë”, nuk reagojnë për një proces pa garë. Kur Bardhi e quante Berishën “babi i Zenit”, ai artikulonte edhe ambicie për drejtimin e partisë. Sot mjafton një mandat deputeti. E gjithë përplasja e një viti më parë përfundoi me hyrjen në zgjedhje, ndërsa tani rezultati është heshtje kolektive.
Kjo heshtje nuk prodhon alternativë politike. Një parti që akuzon kundërshtarin për manipulim zgjedhjesh, organizon një proces me një kandidat. Një parti që ankohet në BE për standarde demokratike, nuk aplikon as minimumin e garës së brendshme. Emri “Parti Demokratike” mbetet formal kur procedura reale e përjashton konkurrencën.
Ky model e mban të pandryshuar ekuilibrin politik. Edi Rama fiton zgjedhje përballë një opozite që nuk prodhon sfidë të brendshme. Në PD nuk artikulohet kundërshtim ndaj drejtuesit. Rasti i Ervin Salianjit e ilustron këtë mekanizëm. Ai kundërshtoi dhe u përjashtua. Të tjerët e lexuan sinjalin dhe zgjodhën heshtjen. /Pamfleti
Korcaret kane fjalen me te goditur per kermillat qurrashe qe zvarriten e lene jarge neper bar, LIGAVECE. Pse nuk ja vene emri Partie a Ligaveceve Blu e asaj tjetres Partia Ligaveceve e Kuqe.