TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 14:11

“Sulmet ndaj meje i dirigjon Shkëlzeni”, Alesia Balliu: Familja ime s’ka pyetur për Enverin, jo më për Saliun

Shkruar nga Pamfleti
“Sulmet ndaj meje i dirigjon Shkëlzeni”, Alesia Balliu: Familja
Berisha dhe Alesia Balliu

Alesia Balliu, e cila nuk u lejua të kandidojë për postin e kreut të PD-së, madje aplikimi i saj as nuk u mor në shqyrtim me pretendimin se nuk është anëtare e Partisë Demokratike, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa akuzon Shkëlzen Berishën se po dirigjon sulmet ndaj saj.

Balliu tha se përmes sulmeve synohet të mohohet kontributi i saj në Partinë Demokratike.

Në reagimin e saj, Balliu rendit angazhimet dhe pozicionet që ka mbajtur brenda strukturave të partisë, duke theksuar se në vitin 2022 është zgjedhur me votë në Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), ndërsa në vitin 2025 është emëruar drejtuese politike e rinisë për qarkun Elbasan dhe koordinatore në një grup pune të PD-së për këtë qark.

Ajo shton gjithashtu se gjatë viteve 2022–2025 ka përfaqësuar FRPD-në në konferenca ndërkombëtare, duke e konsideruar të pamundur që kontributi i saj dhe i familjes së saj të mohohet.

“Familja ime nuk ka pyetur për Enver Hoxhën, jo më të pyes unë për “doktorin” e tij.

Shkëlzen Berisha, do më kesh përballë në çdo betejë, deri sa Partia Demokratike të çlirohet nga kthetrat e klikës tënde të shpallur non grata”, shkruan Balliu.

 

berisha balliu pd

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kush eshte kjo laraske qe s'paska pyetur familja e saj Enver Hoxhen. Enver Hoxha palloi 3 milione Shqiptare e kjo bythe palare s'paska pyetur fare. Shqiptaret e kane ne gjak te rrine urte. Si ndejten atehere urte rrine edhe tani.

    Lini një Përgjigje