TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 13:17

"Mashtrues, fyeu rëndë shqiptarët", Berisha kërkon dorëheqjen e Ferit Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti
"Mashtrues, fyeu rëndë shqiptarët", Berisha kërkon
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, duke e akuzuar për mungesë transparence në lidhje me procesin e integrimit evropian dhe raportin e ndërmjetëm të IBAR, si dhe për deklarata që i cilëson si fyese ndaj shqiptarëve.

Në një konferencë për mediat, Berisha pretendoi se ministri ka “mashtruar publikisht” lidhur me ecurinë e procesit të integrimit, duke theksuar se mungesa e informacionit ka ndikuar edhe në vonesat e proceseve të rëndësishme, përfshirë mosmbajtjen e një konference ndërqeveritare të planifikuar.

“Për herë të parë u paraqit dje në Komisionin e Jashtëm ministri për të mashtruar shqiptarët për IBAR-in. U paraqit në një kohë kur ai ose duhet të lëshonte komunikatë, siç bën homologu i tij në Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi pas çdo jave që mblidheshin në Bruksel, por këta i mbajnë të fshehta. Të tjerët i publikojnë çdo javë. Këtu nuk ka. Dhe ky i rikujtua pas mbi 2 muajve të shkojë në komision për të mashtruar. Nuk është votuar IBAR, tha, po sigurisht nuk është votuar sepse nuk është votuar me qëllim sepse nuk kanë pranuar të votojnë IBAR-in”, tha Sali Berisha.

Berisha u ndal gjithashtu edhe te deklaratat e ministrit lidhur me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe fyese, ndërsa kërkoi dorëheqjen e tij.

“Ministri i jashtëm duhet të japë dorëheqjen, arrogant dhe i pacipë. Nuk kërkoi të falur për fjalën e tij dhe ky është rast unik. Imagjinoni se çfarë mund të bëjë ky njeri po të ketë më shumë në dorë. Po në qoftë se ti bëre një fyerje në grupin e Whatsappit ku janë të gjithë ambasadorët, ti u kërkon ndjesë publikisht shqiptarëve të Maqedonisë dhe çdo shqiptari, ke fyer çdo shqiptar me atë fjalë. Dhe rri e bën sofizma, nuk ka moral të kërkojë ndjesë se e bëri këtë për të mbrojtur kreun e organizatës kriminale, padronin e tij Edi Rama”, deklaroi Berisha.

Lini një Përgjigje