TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 11:10

Aksidenti në Durrës, Manja: Do dërgojmë propozim në Kuvend për ashpërsim të Kodit Rrugor dhe Penal

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti në Durrës, Manja: Do dërgojmë propozim në
Ulsi Manja

Aksidenti i 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, ka sjellë reflektim në mazhorancë për ndërhyrje në legjislacionin rrugor dhe penal. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, deklaroi në mbledhjen e komisionit se Partia Socialiste do të paraqesë në Kuvend një paketë ndryshimesh në Kodin Rrugor.

Manja e lidhi drejtpërdrejt nismën me ngjarjen konkrete dhe me përgjegjësinë institucionale të komisionit që ai drejton. Sipas tij, komisioni do të analizojë boshllëqet në legjislacion dhe do të propozojë ndërhyrje që synojnë forcimin e ndëshkimeve dhe parandalimin e rasteve të ngjashme.

Në deklaratën e tij, Manja përmendi edhe autorin e aksidentit, Nikoll Radaçi, duke kërkuar dënim "shëmbullor".

“Ky komision ka përgjegjësinë që këtë shqetësim që ka krijuar kjo ngjarje përkthejë në ndryshime ligjore. Së bashku me disa kolegë të mazhorancës do t’i drejtojmë Kuvendit shumë shpejt do të propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor dhe atë Penal si kundërpërgjigje adekuate të kësaj situate. Nuk do të duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të ashpërsuar masat, por po shohim të gjitha hapësirat boshllëqet që ka Kodi Rrugor dhe Penal për t’i adresuar në masën e duhur. Në rrafshin njerëzor, ngjarja është shumë e rëndë dhe autori i kësaj vepre penale gjithçka mund të përfaqësojë, nuk meriton të jetë më mes nesh dhe të marrë ndëshkimin shembullor sipas ligjit”, tha Manja.

aksidenti tragjik ne durres kodi rrugor ulsi manja

Lini një Përgjigje