TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2026, 20:37

Salianji ironizon Berishën: Më shumë njerëz ka në festë synetllëku se në protestën e PD!

Shkruar nga Pamfleti
Salianji ironizon Berishën: Më shumë njerëz ka në
Berisha-Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur lidhur me situatën politike brenda PD-së dhe zhvillimet e fundit në opozitë, duke u ndalur veçanërisht te protestat dhe gara për kryetar.

Ai u shpreh kritik ndaj organizimit të protestave, duke theksuar pjesëmarrjen e ulët si një problem serioz për partinë.

“Dhe për protestën mua më vjen keq, PD po të organizojë protestë e mbush bulevardin pa asnjë problem. Edhe unë jam në PD, dhe mua më vjen zor nuk e di si nuk iu vjen këtyre”, tha Salianji për "Abc News".

Deputeti i PD solli edhe një shembull nga reagimet e qytetarëve, për të ilustruar situatën.

“Më takoi një qytetar një ditë në rrugë më tha: ore po te kjo protesta e fundit që kishit, unë kisha festë se bëra festën e syntellikut të çunit, unë kisha më shumë njerëz, s’mund të ketë partia politike më pak se festa e synetllikut është problem i madh”, u shpreh ai.

Salianji theksoi se Partia Demokratike ka humbur “frymën” që e mbante aktive në të kaluarën.

“Ka patur frymë se ka patur një iluzion që e para do ketë garë dhe ambiciet dhe përpjekjet për të avancuar në karrierë e mbajnë një parti të gjallë, tani kanë rënë gjithë iluzionet”, tha ai.

Sipas tij, një nga këto iluzione lidhet me aftësinë e Sali Berishës për të fituar zgjedhjet. “Ka rënë iluzioni tjetër që Sali Berisha, mund të fitojë”, deklaroi Salianji.

Ai kujtoi edhe pritshmëritë e krijuara më herët për një përballje të shpejtë politike me qeverinë.

“Shumë njerëz e besuan që Berisha do e tërhiqte zvarrë Edi Ramën, do e mundte për 6 muaj ishte ngritur kjo ideja që është i fortë të mund”, u shpreh Salianji.

Ish-deputeti kritikoi mënyrën e veprimit të Berishës në raport me aksionin opozitar.

“Ndërkohë që e vetmja forcë që tregoi Berisha është që goditi me kokë Dashin në selinë e PD-së pse nuk e gjuan kryeministrinë? Se ka edhe një gjë tjetër. Këtu regjim është Edi Rama apo jo?”, deklaroi ai.

ervin salianji ish-deputeti i partisë demokratike berisha proteste

1 Komente

  1. L
    LIRIA

    Kete rradhe , me duket se SYNET DO BEHET SALOVICI

    Lini një Përgjigje