TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2026, 18:18

Balla thirrje opozitës: Ndalni sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Shkruar nga Pamfleti

Balla thirrje opozitës: Ndalni sulmet ndaj gjyqtarëve dhe

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka mbajtur fjalën e tij në seancën plenare, duke iu drejtuar opozitës me thirrje për të ndalur sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë dhe për të respektuar reformën në këtë sektor.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla thkesoi se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate konkrete dhe se ajo duhet mbështetur.

“Dëgjova sot që sulmoni reformën e bën dy herë në muaj te dera e SPAK dhe GJKKO. Dhe mendoj se reforma në drejtësi është një sukses. Jemi një vend që nga 1912 nuk kemi patur drejtësi. Reforma ka të djathtë të majtë që përballen me drejtësinë”, u shpreh ai.

Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës të shmangin sulmet personale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Lini sulmet personale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Bëjnë një punë që ia kemi besuar ne në ndryshime kushtetuese. Koha kur ky parlament emëronte prokuror dhe gjyqtarë ka mbaruar”, deklaroi Balla.

Lidhur me çështjet e sigurisë, ai kërkoi ndërhyrje më të fortë të Policisë së Shtetit ndaj personave problematikë.

“Kam dhe një thirrje për policinë e shtetit, që këtë rast duhet ta analizojë, këta të fortët e lagjeve duhen bërë shembull të gjithë. Duhen kontrolluar mëngjes drekë darkë. Këta nuk kanë pse të kenë fare patentë”, tha ai.

Balla komentoi edhe debatin e zhvilluar në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, duke theksuar rëndësinë e raportimit të ministrave në Kuvend.

“Ministrat duhet të kuptojnë që Kuvendi është pushteti ku nuk shmangesh dot për të raportuar. Ajo që ka ndodhur sot në komision duhet të jetë një punë e përjavshme për të mbajtur të informuar Kuvendin”, u shpreh ai.

Taulant Balla reagoi edhe ndaj akuzave të opozitës lidhur me proceset evropiane.

“Keni 2 muaj që bërtisni jo IBAR ka dështuar, rrëzuar. IBAR ende nuk është shqyrtuar nga Këshilli”, tha ai.

Lini një Përgjigje