Duke folur lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur dje në Durrës me 2 të mitur viktimë, deputeti i PS, Taulant Balla tha se ‘ të fortët’ e lagjes, referuar shoferit të dehur Nikoll Radaçi që përplasi fëmijët, duhet të bëhen shembull nga policia.
Menjëherë më pas erdhi replika e kryedemokratit Sali Berisha, i cili thase këta ‘të fortë’ janë patronazhistë të PS dhe se marrin fuqi e pushtet nga qeveria.
“Të bësh teori se të fortit, kujt janë të fortit mor? Të fortit janë patronazhistë të poshtër që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Të fortit janë patronazhistë. Ai duhej arrestuar 10 herë, e nuk u arrestua asnjëherë se ishte terrorist i votave. Nuk ka të fortë që nuk i bën dot zap policia. Po ka të fort që kanë bërë zap policinë. Ballukizimi juaj është fundi juaj”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje