TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2026, 18:40

Gjykata e Lartë rishikon arrestin me burg, Malaj: Qelia pa prova, kosto e trefishtë për shtetin!

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Lartë rishikon arrestin me burg, Malaj: Qelia pa prova, kosto e
Ish-ministri i Financave Arben Malaj

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për rishikimin e përdorimit të masës së arrestit me burg.

Ai deklaroi se ky vendim është i drejtë dhe se do të ulë kostot për shtetin. Malaj theksoi se mbajtja në qeli e personave pa prova apo pa një vendim të formës së prerë, krijon kosto të trefishta, për personin që arrestohet, për familjen e tij dhe për buxhetin e shtetit.

Ai shtoi se praktikat e reja të paraburgimeve duhet të bëhen pjesë e kulturës sonë, teksa përmendi shprehjen ‘më mirë hap një shkoll dhe mbyll një burg’.

“Jurisprudenca duhet të ketë në thelbin e saj ndjesi njerëzore. Kjo do të ketë vlerë nëse trajtohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Pavarësisht se e mori atë presionin nga debatet e mëdha politike, kur unë prap jam me idenë që edhe për ta, edhe për Metën, edhe për Veliajn, edhe për Berishën, mund të prezumohej pafajësia dhe mund të ishin me arrest me burg.

Kur ne mbajnë në burg një njeri për drita, ujë, shkelje, krijomë kosto të trefishtë, e para personi që arrestohet, e dyta familjet që duhet ti mbajnë në burg dhe e treta problemi i buxhetit të shtetit. Mbështes, është një gjë që duhet ta bëjmë pjesë të kulturës tonë. Më mirë hap një shkollë e mbyll një burg”, tha Malaj për "Report Tv"

Sipas tij, kudo në botë politikanët nuk merren dhe burgosen menjëherë, por gjithçka vjen pas një procesi të gjatë.

Ish-ministri u shpreh gjithashtu se nuk është agresiviteti i dënimit me burg ai që do të luftojë korrupsionin apo kapjen e shtetit, por ngritja e një sistemi funksional të shtetit ligjor.

“Ajo që ndodh në ndryshimet në kodin penal dhe do reduktohet numri i të arrestuarve a është pozitive për vendin tonë, apo negative? Pavarësisht se politikanë. Në botë nuk i merr njeri t’i burgosë menjëherë dhe pastaj t’i bëjë fajtorë. Netanyahu ka kaq kohë, Andreoti kishte aq kohë. Duhet të ndërgjegjësohemi, nuk është agresiviteti i dënimit me burg ai që do luftojë korrupsionin apo kapjen e shtetit. Është ngritja e sistemit të funksionimit të shtetit ligjor, që minimizon ato fenomene që ne jemi kaq të shqetësuar”, përfundoi Malaj.

arben malaj arrest me burg rishikim mase sigurie

1 Komente

  1. E
    Ethem Lalaj(News Albania)

    Këtu e ke mirë Z.Malaj.Por pse nuk thua që Eroni u arrestua politikisht nga SPAK( DADO/DUMAN/BANI/SALISKAP.! DHE,KUR GJK E LË PËR HETIM TË LIRL

    Lini një Përgjigje