TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 08:24

“Shqipëria u dëgjua me respekt”, Rama i bën jehonë Samitit në Armeni

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria u dëgjua me respekt”, Rama i bën
Samiti i mbajtur në Armeni

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i bëjë jehonë Samitit të Komunitetit Politik Europian, që zhvilloi punimet në kryeqytetin e Armenisë.

Rama ishte një nga liderët e pranishëm në këtë Samit, ku për herë të parë iu bashkua edhe Kanadaja.

“Me këtë videokartolinë nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku Shqipëria u dëgjua me vëmëndje e respekt, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, në një mesazh të tij dhënë publikisht, Rama ka bërë thirrje që NATO të mbështetet më shumë në pjesën europiane. “Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane”, tha Rama.

Gjithashtu, Kryeministri ka kërkuar një unifikim të Europës, duke u ndalur veçanërisht në zgjerimin e BE-së, drejt vendeve të Ballkanit.

“Nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian. Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë”, tha Rama.

rama samit armeni

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ia paskeni gjet tamom ene muziken qe e pelqejne vetem gabelet e Pakistanit ne Londer.

    Lini një Përgjigje