TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 12:57

Berisha mbron Metën: S’ka përdorur kurrë karta krediti, Monika po

Shkruar nga Pamfleti
Berisha mbron Metën: S’ka përdorur kurrë karta krediti,
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish në mbështetje të Ilir Metës, i cili disa ditë më parë u shfaq në kafazin e qelqtë gjatë një seance në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha iu referua një prej akuzave të ngritura nga SPAK ndaj Metës, që lidhet me përdorimin e dy kartave të kreditit në emër të një të afërmi të Monika Kryemadhit.

“Unë nuk bëj avokatin e Metës, por dërguan letërporosi në SHBA për të bërë hetim për karta krediti, pasi thonë që kanë përdorur ky (Meta) dhe Monika 2 karta krediti të kushëririt të saj. Ka dëshmitarë dhe fakte që Ilir Meta nuk ka përdorur kartë krediti kurrë, as në Shqipëri, as jashtë vendit. Ajo ka përdorur kartë të kushëririt të vet. Që e ka kushëri e ka ajo zonja. Mashtrojnë se kanë përdorur 2 karta”, deklaroi Berisha.

 

Lini një Përgjigje