TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2026, 13:10

Dikur dënonte zgjedhjet me një kandidat, Salianji-Berishës: Sot ka frikë të përballet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dikur dënonte zgjedhjet me një kandidat, Salianji-Berishës: Sot
Berisha-Salianji

Ish deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi publik, ku ka shprehur kritika të forta ndaj kreut të PD, Sali Berisha lidhur me proceset e garës brenda Partisë Demokratike.

Në reagimin e tij, Salianji kujton një deklaratë të mëhershme të Berishës, ku ai shprehej se “turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat”, duke theksuar se ka qenë dakord me këtë qëndrim.

Salianji shkruan se “turpi mbuloftë cilindo që, për arsye pragmatike, privilegjesh apo përfitimesh personale, konformohet dhe pranon të përdhosë dinjitetin e vet dhe demokracinë, duke iu bërë barrë shoqërisë”.

Më tej, ai thekson se demokracia nuk mund të përdoret vetëm kur është e leverdishme, ndërsa shton se ajo matet në pranimin e garës, mendimit ndryshe dhe vullnetit të lirë.

Sipas tij, kush shmang garën dhe kërkon unanimitet të imponuar “nuk kërkon demokraci, por nënshtrim” dhe synon “ruajtjen e interesit personal”.

Salianji deklaron se “për herë të parë në historinë politike të PD-së, Sali Berisha ka frikë të përballet në garë, me garë e mundim”.

"Kam qënë dakord me Sali Berishën kur pak kohë më parë deklaronte:
“Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat!”
Turpi mbuloftë cilindo që, për arsye pragmatike, privilegjesh apo përfitimesh personale, konformohet dhe pranon të përdhosë dinjitetin e vet dhe demokracinë, duke iu bërë barrë shoqërisë.

Demokracia nuk është dekor për t’u përdorur vetëm kur të leverdis. Ajo matet pikërisht në momentin kur duhet të pranosh garën, mendimin ndryshe dhe vullnetin e lirë. Kush i shmanget garës dhe kërkon unanimitet të imponuar, nuk kërkon demokraci, por nënshtrim, nuk kërkon rotacion por ruajtje te interesit personal!
Për herë të parë në historinë politike të PDSh Sali Berisha ka frikë të përballet në garë, me garë e mundim!", shkruan Salianji.

Lini një Përgjigje