TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 21:12

Boçi propozon model të ri financiar për bashkitë: 14% e PBB t’i kalojë pushtetit vendor!

Shkruar nga Pamfleti
Boçi propozon model të ri financiar për bashkitë: 14% e
Luçiano Boçi

Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi gjatë një takimi në Vlorë propozoi një model të ri financiar për bashkitë, duke kërkuar që 14% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i kalojë pushtetit vendor si bazë për autonominë financiare.

Boçi solli si shembuj pozitivë bashkitë e vogla si Finiqi dhe Konispoli, duke theksuar se ato kanë treguar se decentralizimi funksionon kur u jepen mjetet e duhura.

Ai shtoi se shpopullimi masiv në Shqipëri nuk është një fenomen normal europian, por pasojë direkte e mungesës së përfaqësimit dhe shërbimeve.

Boçi tha se krahasimi me vende si Zvicra është i gabuar, duke kundërshtuar argumentin e dhënë nga Arbjan Mazniku.

“Në Zvicër njerëzit lëvizin drejt mundësive më të mira. Në Shqipëri largohen nga mungesa e mundësive. Kjo nuk është zgjedhje, është detyrim,” u shpreh ai.

Sipas Boçit, të dhënat tregojnë se Shqipëria po humb popullsi në ritme alarmante, të krahasueshme me vende në konflikt, ndërsa raportet ndërkombëtare e lidhin këtë fenomen me mungesën e shërbimeve dhe përfaqësimit lokal.

Ai akuzoi qeverinë për dobësim të pushtetit vendor përmes ligjeve sektoriale, duke theksuar se nuk ekziston një kërkesë nga BE për “përafrim me acquis” në këtë fushë.

“Nuk ka një kusht të tillë nga BE. Problemi ynë është se ligji organik i pushtetit vendor po dëmtohet vazhdimisht nga ndërhyrjet e qeverisë,” deklaroi Boçi.

Ai u ndal edhe te situata konkrete në Vlorë, duke evidentuar problemet bazë të shërbimeve.

 

 

 

luçiano boçi bashkëkryetari i reformës administrativo-territoriale

Lini një Përgjigje